Lajme

Këto dy fshatra në Fushë Kosovë do të mbesin pa ujë

03/20/2022 13:11
nga:Donika Fetahu

Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, KRU “Prishtina” njofton se janë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc.

“Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit.

Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e tyre.