Lajme

Këto do të jenë pagat në sektorin publik: Presidentja do të paguhet më së shumti (DOK)

08/18/2022 11:37
nga:Gazeta Blic

Sipas projektligjit të ri për pagat në sektorin publik, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, presidentja e vendit do ta ketë pagën më të madhe.

Ndonëse nuk është përcaktuar vlera monetare e koeficientit, ngase një gjë e tillë do të vendoset me ligjin vjetor të buxhetit, presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18.

Menjëherë pas presidentit, radhitet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5.

I treti për nga lartësia e pagës renditet kryeministri, i cili do ta ketë koeficientin e pagës 17.

Koeficientin e njëjtë me të kryeministrit do ta ketë edhe Kryetarit I Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurori I shtetit.

Drejtori i Policisë do ta ketë koeficientin 15.5.

Me koeficient 15 do të jetë Komandanti i FSK-së.

Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4.

Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8.

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2, edukatorët 5.