Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara vetëm në para. Kjo është një marrëzi. Mund të jenë vetëm një grup i femrave, por jo të gjitha.
Secila femër mundohet t’i vlerësojë vetitë e mashkullit me të cilin ajo planifikon të futet në lidhje, prandaj meshkujt duhet të kenë shumë kujdes se si sillen dhe si të veprojnë për ta bërë një femër për vete. Ekzistojnë disa gjëra të cilat femra vërtetë i çmon tek një mashkull dhe ne ua sjellim në tekstin më poshtë, shkruan gazeta “Zëri”.
Të ketë pasion
Pasioni është njëra ndër 10 gjërat që femra i dëshiron. Arsyeja duhet të jetë shumë e qartë. Nëse një grua është duke menduar që të shpenzojë kohë për ju që aventura të jetë sa më eksituese, me një përkushtim shumë të madh që lidhja të ketë sukses, atëherë ajo e dëshiron në djalë me shumë pasion. Është shumë në rregull nëse ju keni pasion për ekipin tuaj të futbollit, por femrat dëshirojnë që po atë pasion ta shfaqni edhe për to.
Të jetë ambicioz
Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara vetëm në para. Kjo është një marrëzi. Mund të jenë vetëm një grup i femrave, por jo të gjitha. Femrat më shumë janë të fokusuara në meshkuj që kanë karrierë të suksesshme, për suksesin që ata tregojnë në punën e tyre. Kur ata kanë një angazhim profesional, punë të fortë dhe të suksesshme, atëherë ai bëhet një partner i përsosur.
Të ketë sens të humorit
Kur femrat janë duke e kërkuar mashkullin e tyre të jetës, një ndër gjërat kryesore është që mashkulli i tyre të ketë sens për humor. Ne dimë se sa më zbavitës të jemi, aq më shumë na duan njerëzit, prandaj femrat e kërkojnë këtë gjë te mashkulli.
Të jetë i besueshëm
Një ndër gjërat më të rëndësishme për një femër që ajo e kërkon te një mashkull është besimi. Besimi është mbret. Ju duhet të tregoni sa më shumë vetëbesim te një femër, sepse kjo gjë lë shumë përshtypje të mirë te femrat.
Të jetë i zgjuar
Shumë femra dëshirojnë që i dashuri i tyre të jetë i bukur, seksi dhe i zgjuar. Kjo edhe mund të jetë frustuese për disa meshkuj, por më mirë është që ju të tregoheni sa më të zgjuar dhe të matur me të dashurën tuaj sesa të jeni i bukur.
Të jetë i shoqërueshëm
Një femër dëshiron që i dashuri i saj të jetë në gjendje të kryejë një bisedë të mirëfilltë me shoqërinë e saj. Femrat duan që mashkulli i tyre t’i përket një shoqërie të lartë sociale. Ato nuk e duan mashkullin që hesht, duan që i dashuri i tyre të ketë një jetë sociale.
Të ketë shkathtësi komunikuese
Shumë shpesh femrat ngacmohen në lidhje me kapacitetin e tyre për bisedë. Meshkujt edhe injorojnë ndonjëherë dëshirat e femrave, apo mënyrën se si ato flasin për problemet që i shqetësojnë, dhe shpeshherë nuk ua varin veshin bisedave të tyre. Ndonjëherë femra ka nevojë të dëgjohet nga ju. Mashkulli duhet t’i tregojë të dashurës së tij se ka kapacitet ta dëgjojë atë se për çfarë ajo ka nevojë. Prandaj ju duhet të bëheni më të dëgjueshëm.
Të jetë pozitiv
Një ndër 10 gjërat që ferma i dëshiron është edhe pozitiviteti. Femrat nuk e duan cinizmin dhe sarkazmin. Sepse cinizmi dhe sarkazma ka vendin e vet,por të jesh i njëjti gjatë gjithë kohës është rraskapitëse. Në anën tjetër, duke qenë në praninë e një personi që ka opinion pozitiv për jetë, kjo mund edhe t’i sjellë energji pozitive një femre. Një person optimist i bën të tjerët të ndihen mirë. Optimizmi mund të jetë ngjitës dhe frymëzues, prandaj ne ju rekomandojmë të jeni sa më optimist me të dashurën tuaj.
Kujdesi për pamjen
Femrat për nga natyra dëshirojnë të kujdesen më shumë për pamjen e tyre të jashtme.
Kështu që ato do të ndiheshin më mirë sikur edhe i dashuri i tyre të kujdeset më shumë për veten. Prandaj mundohuni të paktën të jeni të pastër, të vishni rroba të pastra, sepse për një femër ka shumë rëndësi.
Të jetë i pavarur
Një grua dëshiron që mashkulli i tyre mund të kujdeset për veten e tij. Ato duan që i dashuri i tyre të jetë i aftë dhe i pavarur për të marrë vendime, të jetë në gjendje ta paguajë qiranë e tij dhe të dijë të përgatitë një darkë. Përkundër asaj që ju mendoni, asnjë femër nuk dëshiron të bëhet “nëna” e të dashurit. Një ndër gjërat më të rëndësishme për një lidhje është që mashkulli duhet të dijë të jetë zot i vetes.