Lajme

Këtë fundjavë parashihet rënie të temperaturave deri në -10 gradë celsius

11/23/2023 15:15
nga:N K

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se fundjava në vend do të jetë tipike dimërore, ku shtresat e borës mund të shkojnë deri në 10 cm në zonat urbane.

ASHNA ka bërë të ditur se “reshjet e shiut që kanë kapluar Gadishullin Ballkanik në javën e fundit, nga dita e shtunë nën ndikimin e masave ajrore polare, do të shndërrohen në reshje sqote/bore e cila nën ndikimin e erërave të forta veriore mund të krijoj shtresa bore madje edhe rreth 10cm në zonat urbane. Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10°C dhe me temperatura maksimale që do të luhaten në mes 01°C deri 06°C”.

Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 15m/s.

“Efekti i erërave të fuqishme sidomos veriore, në kontakt të drejtpërdrejt mund të ketë ndikim dhe krijim të ndjeshmërisë së një acari të vërtetë”, thuhet në njoftimin e ASHNA-së.