Kampionati Evropian do të fillojë sot me fillim nga ora 21:00, me ndeshjen hapëse mes Turqisë dhe Italisë.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë shumë lojtarë me moshë të re dhe ‘veteranë’ të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Një ndër lojtarët më të vjetër në këtë kampionat është edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili me moshën 36 vjeçare do të jetë një nga lojtarët më të vjetër që do të luajnë në këtë kompeticion.
Portugalia ka 3 lojtarë në këtë listë: Ronaldo, Fonte dhe Pepe.
Portieri i Holandës Mark Stekelenburg është lojtari më i vjetër në këtë kampionat.
Holandezi ka saktësisht 38 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë, që e bënë atë lojtarin më të vjetër në garë.
Pas tij janë lojtarë si: Pepe (38 vjet, 3 muaj, 16 ditë), Pandev (37 vjet, 10 muaj, 14 ditë), Zhirkov (37 vjet, 9 muaj, 22 ditë), Jose Fonte (37 vjet, 5 muaj, 19 ditë), Pyatov (36 vjet, 11 muaj, 14 ditë), Chiellini (36 vjet, 9 muaj, 28 ditë), Ronaldo (36 vjet, 4 muaj, 6 ditë), Marshall (36 vjet, 3 muaj, 6 ditë), Mandana (36 vjet, 2 muaj, 11 ditë) dhe Granqvist ( 36 vjet, 1 muaj, 26 ditë).


