Showtime

Këta VIPA-t shqiptar u bënë me shtëpi luksoze në vitin 2021

01/01/2022 20:51
nga:Donika Fetahu

Jeta e shtrenjtë me makina luksoze, veshje nga brendet më të shtrenjta, e vila, rezultat i punës së tyre në tregun e muzikës ndër vite.Kur puna është tek VIP-at, publiku do të dijë gjithçka, si për të rejat nga ana profesionale, ashtu edhe për jetën private.

Si kudo në botë edhe në vendin tonë artistët njihen për jetet e tyre luksoze, me pushime nga më të shtrenjtat, veturat më të reja, e vilat në vendet më të bukura, shkruan GazetaBlic.

E këtë vit si duket cak i estradës për përzgjedhjen e ‘vilave’ ka qenë një vend i ri që gjindet në periferi të Gjilanit, në Makresh. Pjesë e ksajë lagje të re janë bërë shumë artistë shqiptar.

Njëra nga moderatoret dhe këngëtaret më të famshme Luana Vjollca, nga Shqipëria, nihet për jetën super luksoze të saj.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur që listës së pasuris të saj të patundshme i’u shtua edhe një vilë, e cila me lokacion është në Makresh. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në InstaStory, ku mbishkrimi i fotos ka qenë ‘Keni zbritje po e gjetet’.

Çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani së bashku me vogëlushen e tyre jetojnë në një bllok vilash në Tiranë, më saktë në një vilë në kompleksin Long Hill.

Shtëpinë në Gjirin e Lalëzit e ka edhe Besi me Xhensilën. Çifti jeton në një vilë dykatëshe me oborr dhe verandë, vilë kjo e kuruar deri në detajin e fundit.

Këngëtari i njohur Robert Berisha gjthashtu ka bërë të ditur se ka investuar në një shtëpi të re në një lagje luksoze të Prishtinës, ku ka theksuar se tani ai është fqinj me këngëtarën e mirënjohur Shkurte Gashi.

Rezidenca Kodra e Diellit ka qenë edhe zgjedhja e Marinës dhe Getoarit. Çifti jeton në një vilë në këtë zonë.Dyshja njihen për jetën  luksoze që bëjnë, e një ‘vilë’, sigurisht që do të jetë në listën e tyre.

Ndër reperët e njohur Ledri Vula, ka bërë të ditur se ka blerë një vilë në Makresh, ku pjesë e kësaj lagje duket se janë shumë artist shqiptar, pasi që ai në video kishte shkruar se “Krejt kojshit i kisha dosta”, gjë që të lë të kuptosh se kjo lagje është e banuar nga artistët tanë.

Njëri prej tyre është edhe reperi i njohur Lumi B i cili ka lajmëruar se është bërë banori më i ri i lagjës më të re në Makresh të Gjilanit, “U bona edhe une kojshi me krejt shokt e mi” ishte mbishkrimi i fotos duke bërë të ditur se banorët e asah lagje pothuajse janë VIPA./GazetaBlic/