Sporti

Këta tre futbollistë priten të largohen nga Llapi

05/30/2023 20:11
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit nuk kishte sezon të mirë këtë vit, andaj ndryshimet priten të jenë të mëdha tek klubi nga Podujeva.

KF Llapi mbylli sezonin në vendin e shtatë – teksa nuk arriti më shumë se deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke mbetur kështu pa vend në garat ndërkombëtare.

GazetaBlic Sport mëson se nga klubi mund të largohen tre futbollistët: Rinor Hoxha, Andri Stafa dhe Kushtrim Shabani.

Hoxha, Stafa dhe Shabani pritet të jenë lojtarët që do të ndryshojnë ambient në këtë merkato, teksa largimet dhe afrimet tek Llapi priten të jenë të mëdha.

/GazetaBlic Sport