Lajme

Këta presidentë shkojnë në Kiev për ta takuar Zelenskyn

04/13/2022 07:45
nga:Q R

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.

“Vendet tona “po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe presidentit Zelensky”, ka thënë në Twitter këshilltari i presidentit polak, Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.