Këtë të mërkurë, FIFA shpalli emrat e tre portierëve finalë në garën për çmimin “The Best”.
Gigio Donnarumma (PSG/Itali), Manuel Neuer (Bayern/Gjermani) dhe Edouard Mendy (Chelsea/Senegal) janë finalistët, me Kasper Schmeichel dhe Alisson që u larguan pas një liste fillestare prej pesë portierëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Zgjedhja do të jetë mes një kampioni evropian me Italinë, një fitues të Bundesligës dhe një fitues të Champions League me Chelsean.
Rezultati i këtij çmimi dhe i çmimeve të tjera, si më i miri apo Puskas, do të shpallet më 17 janar në një gala virtuale nga Cyrihu.

/GazetaBlic Sport/


