Sporti

Këta janë tre lojtarët e Barçës që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit nëse ndëshkohen nesër

02/20/2024 16:17
nga:Lorik J

Barcelona ka tre lojtarë që do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos humbur ndeshjen e kthimit kundër Napolit në 1/16 të Ligës së Kampionëve – të planifikuar për 12 mars.

Po flasim për kapitenin Sergi Roberto, Ronald Araujo dhe Joao Felix. Treshja kanë marrë dy kartonë të verdhë në këtë edicion të Champions League dhe nëse ndëshkohen në ndeshjen e parë kundër Napolit, nuk do të jenë në dispozicion të Xavi Hernandez për ndeshjen e kthimit në Katalonjë.

Lojtari tjetër në skuadrën e Barçës që mund të përballet me një dënim në Ligën e Kampionëve është Ferran Torres, por valenciani është ende i lënduar dhe nuk udhëton për në Napoli.

/GazetaBlic Sport