Lajme

Këta janë pesë personat që u plagosën sonte në Prishtinë (emrat)

09/01/2024 23:25
nga:Gazeta Blic

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjEn Aktash.

Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.

Sinjali ka mësuar se pesë personat që u dërguan në QKUK janë:

Salih Sekiraqa,

Robert Llumnica,

Korab Gashi,

Fatos Abazi,

Valdrin Ademi.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.