Kombëtarja e Francës ka siguruar edhe zyrtarisht kalimin në fazën e eliminimit direkt të Euro2020.
Akoma pa zhvilluar ndeshjen e fundit të grupeve, kombëtarja e Francës ka siguruar kalimin tutje, pas rezultateve të djeshme në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.
E tashmë Franca e ka fatin e tyre në duar, se me kë dëshirojnë të përballen.
Këto janë verzionet.
Kundërshtarët e mundshëm të Francës në fazën e eliminimit direkt në EURO2020:
- Nëse sigurojnë në vendin e parë në grup përballen me Zvicrën dhe Ukrainën
- Nëse sigurojnë vendin e dytë në grup përballen me Çekinë ose Anglinë
- Nëse sigurojnë vendin e tretë në grup përballen me Belgjikën ose Holandën.
/GazetaBlic Sport


