Sporti

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës dhe Shkëndijës

12/18/2025 23:20
nga:Mergim Rreci

Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kanë siguruar kalimin tutje në Conference League.

Pavarësisht humbjes 3 me 0 nga Vallecano, Drita siguroi kalimin në 1/16 e këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Shkëndija u mposht nga AEK Larnaca, por edhe pas kësaj humbje, mbeti pjesë e ekipeve që sigurojnë kalimin tutje në 1/16.

Në fazën tjetër, Drita do të luajë kundër Celje ose AZ Alkmaar, kurse Shkëndija kundër Samsunspor ose Lech Poznan.

Gjithçka pra do të mësohet nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

/GazetaBlic Sport/