Lajme

Këta janë kryetarët e komunave që dhanë më së shumti premtime për mandatin qeverisës 2021-2025

02/15/2022 11:37
nga:Q R

Insituti GAP, ka publikuar premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave sipas fushave për mandatin qeverisës 2021-2025.

Bekim Salihu analist politikash në Institutin GAP në një konferencë për media, tha se janë 1 mijë e 819 premtime në total.

Sipas tij, numrin më të madh të premtimeve për mandatin e qeverisës 2021-2025 ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me 206 premtime.

Pasuar nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza me 123 premtime.

Në vendin e tretë është kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me 109 premtime.

Kurse, me numër më të vogël të premtimeve prej të gjithë kryetarëve aktualë të komunave është kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me 19 premtime.

Salihu theksoi se përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.