Lajme

Këta janë kandidatët që kanë siguruar më së shumti vota me kusht

03/05/2025 08:48
nga:Sh R

KQZ-ja ka vazhduar me numërimin e votave me kusht.

VV-ja ka siguruar pak më shumë se 40% të votave. Në VV, trendi i më të votuarve është i njëjtë edhe në votat me kusht.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Peci, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla dhe të tjerë, janë më të votuarit.

Ngjashëm edhe në PDK, ku Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari kanë marrë më së shumti vota.

Kurse në LDK, janë Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti.