Kupa e Botës 2022

Këta janë kandidatët për çmimin e golit më të mirë të Kupës së Botës

12/21/2022 18:23
nga:Mergim Rreci

FIFA ka nisur votimin për golin më të mirë të Kupës së Botës.

Në garë janë golat nga Al-Dawsari (Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Enzo Fernandez (Argjentina), Luis Chavez (Meksikë), Mbappe (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil), Richarlison (Brazil, 2x) dhe ish Vincent Aboubakar (Kamerun), përcjell GazetaBlic Sport.

Votimi për çmimin e golit më të mirë po zhvillohet në faqen e FIFA-s dhe përfundon pas 32 orësh.