Sporti

Këta janë gjyqtarët dhe asistentët që kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2026

01/21/2026 16:30
nga:Lorik J

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë sot ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026.

Ndarjen e stemave e bënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.

I pari i FFK-së i inkurajoi gjyqtarët që të vazhdojnë punën me përkushtim maksimal dhe vigjilencë të shtuar, me synimin për të arritur standardet më të larta të profesionalizmit.

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2026:

Gjyqtarë kryesorë:

  • Genc Nuza
  • Visar Kastrati
  • Mervan Bejtullahu
  • Rita Vehapi

Asistentët:

  • Fatlum Berisha
  • Bujar Selimaj
  • Besnik Morina
  • Lumturije Muhadri
  • Edmond Zeqiri
  • Fatlum Sekiraqa
  • Granit Hyseni
  • Arbnor Bullatovci
  • Fitore Govori

Video Match Official (VAR):

  • Genc Nuza
  • Visar Kastrati
  • Alban Shala

Gjyqtarë të Futsallit:

  • Florentina Kallaba
  • Besar Beqiri
  • Besart Ismajli