Lajme

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan (video)

01/06/2022 12:10
nga:N M

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kuadër të aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

Paparaci ka mësuar se dy zyrtarët e arrestuar janë Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni nga departamenti i shpronësimeve.

Përveç këtyre dy zyrtarëve, janë arrestuar edhe pesë qytetarë, të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Operacioni është duke zhvilluar në nëntë lokacione, në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Aksioni është vazhdim i atij të filluar me 21 dhjetor.

Njësia e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka zhvilluar një aksion vitin e kaluar në Shtërpcë, nga ku u arrestuan dhjetë persona.

Në mesin e të arrestuarve janë ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikoliq, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë të cilët dyshohen për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ata po dyshohen për veprat penale: marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.