Sporti

Këta janë dy lojtarët e Zvicrës që mungojnë sonte ndaj Kosovës

03/29/2022 10:49
nga:L J

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë sonte ndeshjen e dytë testuese ndaj Kosovës.

Dy lojtarë do të mungojnë në këtë ndeshje për kombëtaren e Zvicrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Murat Yakin do të riorganizojë njëmbëdhjetëshen e tij fillestare.

Mbrojtja sigurisht që do të vijë me një përbërje të re. Yakin do të duhet të luajë pa dy të lënduarit Manuel Akanji dhe Silvan Widmer kundër Kosovës, kjo u konfirmua në konferencën e fundit për media të hënën.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës luhet sonte nga ora 18:00.

/GazetaBlic Sport