Dy persona që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë janë të prekur nga COVID-19.
Kështu ka deklaruar sonte në Debat Plus, Ermal Panduri, i cili ka njoftuar se mostrat e personave të tjerë që po mbahen në paraburgim janë dërguar për testim.
“Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e personave të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus. Bëhet fjalë për Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, që janë infektuar me këtë virus”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë.