Lajme

Këta janë disa nga drejtorët komunal në Prizren, të propozuar nga PDK (emrat)

01/10/2022 19:10
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic ka arritur që t’i mësoj emrat e disa prej drejtorëve komunal nga PDK.

Çel Lama do të jetë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ish- deputetja Luljeta Veseli Gutaj do të jetë drejtoreshë e Arsimit, derisa Adem Morina do ta drejtoj Drejtorinë për Kulturë dhe Sport, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, Behxhet Bytyqi do ta drejtoj Drejtorinë e Bujqësisë.

Sipas burimeve të Gazeta Blic për këta emra ka vendosur sot Kryesia e PDK-së, ndërsa nesër pritet të zyrtarizohen.

Gjatë ditës kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte emëruar Kujtim Gashin nënkryetar të Komunës.

Gazeta Blic sot ka raportuar edhe për tre drejtorët nga Nisma Socialdemokrate.

“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, ka thënë një burim i Gazeta Blic nga Nisma.

Këta janë tre emrat që Zafir Berisha ia ka propozuar Shaqir Totajt, për drejtorë komunal