Sporti

Këta janë 5 lojtarët që nuk po e bindin trajnerin Solskjaer tek Manchester United

10/05/2021 10:37
nga:Mergim Rreci

Vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit ka ngritur alarmin në “Old Trafford”.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është nën presion, me paraqitjet e skuadrës që lënë shumë për të dëshiruar, pavarësisht yjeve të shumtë në skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Janë të paktën pesë lojtarë, siç raportohet nga gazeta britanike Mirror, të cilët kanë qenë nën pritjet dhe kontributi i të cilëve do të varet shumë nga e ardhmja e skuadrës dhe nga Solskjaer.

Jadon Sancho, Mason Greenwood, Paul Pogba, Martial dhe Donny van de Beek janë emrat që duket se nuk po e bindin trajnerin Solskjaer.

/GazetaBlic Sport/