Sporti

Këta janë 3 basketbollistët më të mirë kosovarë, sipas Blerand Stavilecit

01/01/2023 18:18
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Sigal Prishtinës dhe politikani i njohur në Kosovë, Blerand Stavileci, ka treguar në detaje për angazhimin e tij në këto dy fusha.

Stavileci, kujtoi kohën kur në fund të viteve të 90-ta luante për Prishtinën, asaj kohe në një ligë paralele basketbollistike, për shkak se sistemi i dhunshëm serb i asaj kohe nuk lejonte që sporti kosovar të zhvillohej i pavarur.

Stavileci luajti për disa vite tek skuadra e Prishtinës, kurse në fillim të shekullit të ri, u largua përfundimisht nga basketbolli, duke vazhduar më pas karrierën politike.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic’, Stavileci ka treguar se kush janë 3 basketbollistët më të mirë kosovarë, sipas tij.

Prej të kaluarës ai zgjodhi Florian Miftarin, prej të tashmës zgjodhi Dardan Berishën, kurse Stavileci përmendi edhe një lojtar që është në fillim të karrierës, por nga i cili pret shumë, Edon Maxhunin.