Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Azerbejxhanit, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Stërvitjet filluan të dielën mbrëma për të vazhduar nga dita e hënë me dy herë në ditë.
Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet pas stërvitjes së të mërkurës mbrëma ka zgjedhur 12-shen e basketbollistëve.
Nga 14 lojtarë sa ishin të grumbulluar Jon Ismajli dhe Meriton Ismaili nuk do të jenë përballë Azerbajxhanit.
Kjo lojë do të nis me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


