Lajme

Këta ishin deputetët e PDK-së, që votuan kundër vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë

08/02/2021 12:34
nga:Genita C

Vendosja apo jo e reciprocitetit ndaj Serbisë, ishte temë diskutimi edhe në seancën e sotme të Kuvendit, e cila është duke u zhvilluar aktualisht.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, hodhën kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për mosvendosjen e reciprocitetit ndaj shtetit serb.
Në reagimin e tij ndaj këtyre akuzave, Kurti përmendi një iniciativë të viteve më parë sa ishte në opozitë, për ta vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë, por që një gjë e tilla kisht dështuar për mungesë të numrave.

PDK asokohe kishte votuar kundër kësaj iniciative, ndërsa disa nga deputetët që edhe aktualisht janë pjesë e Kuvendit, e që në vitin 2011 kishin votuar kundër vendosjes së reciprocitetit janë: Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu.

Ndërkaq pas 45 ditësh pas datës 11.12.2011, këta deputetë të PDK-së që janë edhe këtë mandat në Kuvend votuan PËR heqjen e reciprocitetit me Serbinë me 20 janar 2012: Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Xhavit Haliti, Blerta Deliu-Kodra.

Këtë tërthorazi e përmendi edhe vetë kryeministri Kurti në seancën e sotme.

Në replikën e tij, Kurti përmendi iniciativën e viteve më parë të Lëvizjes Vetëvendosje, për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ndërsa, Kurti ritheksoi se ai do e vendosë këtë masë ndaj shtetit serb, vecse tha se është duke e përgatitur mirë.

“Sa i përket reciprocitetit, qysh në dhjetor të vitit 2011 ne e patëm miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rezolutën për reciprocitet të plotë politik-ekonomik, dhe tregtar, saktësisht më 7 dhjetor 2011. Dhe këtë princip unë e kam paraqitur edhe në takimet që i kam pasur në Bruksel, zëvendësi im i parë Besnik Bislimi ka përgatitur një dokument në mënyrë të thuktë 11 shkeljet që ja bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën në raportin tonë të ndërsjelltë…Ne edhe faktorëve ndërkombëtarë ua kemi treguar këtë gjë…Në këto 100 ditët e para, ne kemi pasur Drejtorë të ri të Doganave dhe na duhet të përgatitemi maksimalisht… Në Qeverinë Kurti I e vendosëm reciprocitetin dhe Qeveria e mëpastajme e hoqi reciprocitetin, nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept….Reciprocitetin se kemi për hakmarrje, besojmë se është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve…Reciprocitetin nuk e kemi për t’i shtuar barriera por për t’i hequr ato ekzistueset….”, u shpreh Kurti ndër të tjera.