Kombëtarja e Shqipërisë nesër takohet me Poloninë në “Air Albania”.
Shqipëria dhe Polonia nesër takohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e nesërme, Edy Reja nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy super lojtarëve.
Berat Gjimshiti, mbrojtësi dhe lideri i Shqipërisë nuk do të luajë nesër, shkaku i dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Hungarisë, kur edhe theu dorën pas një dueli të rrezikshëm.
Shqipërisë nesër do t’i mungojë edhe Çekiçi, i cili është ka përmbushur numrin e kartonëve dhe është i suspenduar për duelin e nesërm.
/GazetaBlic Sport


