Sporti

Këta dy super futbollistë i rikthehen Gjilanit për ndeshjen e kthimit ndaj Liepajas

07/11/2022 22:33
nga:L J

Skuadra e Gjilanit luan të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Liepajas në fazën e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

SC Gjilani ka triumfuar në takimin e parë me rezultatin 1:0, falë golit të Albert Dabiqaj, përcjell GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e së enjtes, Gjilanit do t’i rikthehen dy futbollistët Mevlan Zeka dhe Torrasa.

“Në ndeshjen e kaluar për shkak të suspendimeve kanë munguar Mevlan Zeka dhe Augustin Torrasa, ndërsa tani për këtë ndeshje janë gati për kryetrajnerin Ramadani”, konfirmoi drejtori i SC Gjilanit, Drilon Sylejmani.

/GazetaBlic Sport