Lajme

Këta do të jenë dy deputetët e rinj të PDK-së, pasi Bedri Hamza dhe Fadil Nura pritet të bëhen kryetarë komunash

10/18/2021 12:41
nga:Mergim Rreci

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, do ta zëvendësoj Bedri Hamzën në Kuvendin e Kosovës..

Qalaj ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ngjashëm do të bëhet zëvendësimi edhe për deputetin Fadil Nura, i cili pritet ta udhëheqë komunën e Skenderajt pas rezultateve në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Nurën në Kuvendin e Kosovës do ta zëvendësojë Isak Shabani i cili në zgjedhjet nacionale mbante numrin 34 dhe vjen nga Podujeva, raporton Front Online.

Shabani i njohur me nofkën “Caka” është i mbijetuar i masakrës së Dubravës.