Lajme

Këstiq “thumbon” qeverinë: Çfarë po ju tregojnë kamerat në veri? – kundërpërgjigjet ashpër Bajqinovci

12/02/2024 22:29
nga:G B

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka komentuar sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke e cilësuar të njëjtin si akt terrorist.

“Pushteti aktual i ka instalu kamerat në veri të vendit. Çka po na tregojnë ato kamera kur sulmohen stacionet policore, kur sulmohen ndërtesat?”, ka pyetur Kërstiq.

Megjithatë, një kundërpërgjigje e ka pasur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Kjo nuk është pyetje legjitime fare. Nuk është e drejtë sepse aktet terroste janë kry edhe në Turqi edhe nuk kanë mujt mu kap njerëzt”, ka thënë Bajqinovci.