Real Madridi po kërkon të fitojë garën për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Siç pretendon El Nacional, madrilenët tani janë futur shumë seriozisht në garë për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë, i cili aktualisht është larguar në detyrën e Kupës së Kombeve të Afrikës, do të bëhet lojtar i lirë në verë dhe është lidhur me Barcelonën, Liverpoolin, PSG-në dhe Tottenhamin.
Megjithatë, nga burimet e El Nacional thuhet se futbollisti do të ishte i lumtur në rast se do të transferohej tek skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


