Sporti

Kessie bën gati “valixhet”, Barça i propozon “zikaltërve” shkëmbimin me Brozovic

04/28/2023 08:21
nga:E K

E ardhmja e Franck Kessie vijon të mbetet në pikëpyetje. Mesfushori ka parë shumë pak minuta këtë sezon me Barcelonën, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në stol.

Në një situatë të tillë me shumë mundësi do të përfitojnë “zikaltërit” e Inter që prej kohësh ka shfaqur interes për 26-vjeçarin dhe me shumë mundësi në verë Kessie do të ndryshojë ambient, teksa pritet një rikthmin në Milano, por kësaj here jo në radhët e “kuqezinjve”.

Barça do ta lejonte largimin e Kessie në drejtim të “zikaltërve” vetëm në rast se klubi italian do i japë Brozovic në shkëmbim, ndërsa duhet theksuar se interes për lojtarin e Barçës kanë shfaqur edhe klube nga Premier League dhe sigurisht katalanasit do kërkojnë të marrin maksimumin.