Sporti

Kessie ‘arma sekrete’ e Piolit në derbin ndaj Interit

02/04/2022 11:39
nga:E K

Derbi i nesërm ka të ngjarë të jetë i fundit për Franck Kessié me fanellën e kuqezinjve, por 25-vjeçari mund të luajë një rol kyç për skuadrën e Stefano Piolit kundër Interit.

Kessié sheh që kontrata e tij aktuale të skadojë në fund të sezonit dhe Tuttosport konfirmon se ai nuk është i gatshëm të vazhdojë me kuqezinjtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raporteve të shumta në Itali, Stefano Pioli mund ta vendosë 25-vjeçarin si mesfushor sulmues në formacionin e tij 4-2-3-1. Kjo do të thotë se Brahim Diaz do ta niste lojën në pankinë, me Sandro Tonalin dhe Ismael Bennacer në qendër të mesfushës.

Kessie u kthye nga detyra AFCON javën e kaluar pasi skuadra e tij e Bregut të Fildishtë u eliminua në duart e Egjiptit në raundin e 16-të.

/GazetaBlic Sport/