Lajme

Kështu reagoi prezantuesja e lajmeve në Bosnje në momentin e tërmetit

04/23/2022 00:06
nga:Genita C

Një tërmet i para pak minutave, i cili me epiqendër ishte në Bosnjë-Hercegovinë, dridhi tërë Ballkanin.

Në pamje të ndryshme që janë publikuar nga mediat, shihet se në Bosnjë dëmet materiale janë më të mëdha, pasi magnituda e tërmetit ishte 5.7 shkallë.

Megjithatë, mediumi boshnjak Dnevni Avaz, ka publikuar një video në Twitter, ku shihet se një qytetar incizon momentin kur ndodh tërmeti.

Rrjedhimisht, aty shihet edhe një prezantuese e lajmeve në Bosnje, teksa ishte duke raportuar dhe reagimi i saj pasi ndodh tërmeti.