Showtime

Kështu po kalojnë Don Xhoni dhe Ariana netët në Dubai

12/15/2021 16:31
nga:Donika Fetahu

Don Xhoni po vazhdon të shijojë ditët e pushimeve në Dubai në miqësin e modelës ruse.

Ai atje nuk është vetëm por krah modeles Ariana Lirey, me të cilën më në fund u bë bashkë pas muajsh duke u “ngacmuar” virtualisht nga distanca.

Ata janë duke qëndruar në të njëjtin hotel dhe mbrëmjet po i kalojnë siç kalohen netët tipike në Dubai.

Mbrëmë ata kanë darkuar në restorante luksoze dhe kanë shijuar bukuritë e Dubait nën xhirot e një Lamborghini luksoz të cilin nget Don Xhoni.