Lajme

Kështu ndahen ulëset në Asamblenë Komunale të Mitrovicës

11/03/2021 09:58
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës, prin me numrin e ulëseve të siguara në Asamblenë Komunale në Mitrovicë.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-ja ka siguruar 14 mandate në Asamblenë Komunale të Mitrovicës, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me gjashtë.

Sikurse garën për asamble, PDK-ja në Mitrovicë e fitoi edhe garën për kryetar. Kandidati i saj, Bedri Hamza, siguroi fitore pa balotazh në raundin e parë të zgjedhjeve.