Ndeshja sportive “Kosovë-Rumani” në të cilën u tha se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, u bë shkas i përplasjes mes analistëve politik, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit.
Teksa Gashi fliste mbi rrethanat historike të shtetndërtimit duke e përmendur edhe presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova i cili thoshte se qëllimi vijon përtej asaj që Kosova të njihet si shtet, Matoshi kundërshtoi duke thënë se ka humbur ai opsion.
“Ka humb ai opsion, opsioni fitues është kjo që na prezantojnë institucionet e Republikës së Kosovës” deklaroi Matoshi teksa kundërshtonte fjalën e Gashit, veprime nga i cili edhe u konsideruan për një vend tjetër, e jo për studio televizive.
“Nuk po len me fol, kështu flitet në oda”, shtoi ai.