Lajme

Kështu duket sot vendi ku u shemb objekti që ua mori jetën tre fëmijëve

02/02/2025 13:14
nga:G B

Tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Viktimat ishin brenda kur u shemb pllaka e këtij objekti i cili i zuri përfundi.

Se si erdhi deri tek ngjarja tragjike ende nuk dihet, por ajo çka dihet deri më tani është se ky objekt kishte qenë i vjetër.

Kështu duket sot vendi ku u shemb ky objekt, i cili dikur kishte shërbyer si shitore që tre fëmijëve ua mori jetën.