Showtime

Kështu dukej 18 vite më parë, prezantuesja e “BBV Kosova”

09/19/2022 20:17
nga:G C

Aktorja, Jonida Vokshi, së fundi ka zbuluar se do të moderojë krah Alaudin Hamitit në “Big Brother VIP Kosova”.

E së fundi duket se është bërë trend që personazhet publike të postojnë foto nga fëmijëria.

Aktorja është bërë mjaft nostalgjike dhe ka vendosur që të publikojë foton e parë në emisionin e parë që ka filluar.

Bëhet fjalë pikërisht për vitin 2004, ku Jonida Vokshi ka prezantuar krahë Ledion Liços, emisionin “Top Select”, koha kur ajo ishte vetëm 18 vjeç.

Aktorja, gjithashtu njihet edhe për rolin e saj në serialin “O sa mirë”.