Lajme

Këshilltarja e ministrit Rashiq, Rada Trajkoviq, reagon ashpër kundër parakalimit të FSK-së në Mitrovicë të Jugut

06/23/2023 19:56
nga:Astrit Gashi

Këshilltarja politike në Qeverinë Kurti, më konkretisht këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar ashpër kundër paradës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur siç duket pa miratimin e KFOR-it dhe është një përshkallëzim i madh.

Trajkoviq është shprehur se serbët dhe shqiptarët duhet të dijnë se të rinjtë e dy vendeve do të humbin jetën nëse ka konflikt.

Ajo ka thënë se NATO s’do t’i luftojë betejat e dy vendeve dhe as nuk kan mandat për ta bërë këtë.

“FSK në Mirovicën e Jugut, me sa duket pa miratimin e NATO_KFOR-it. Një përshkallëzim i madh. Si shqiptarët ashtu edhe serbët duhet të jenë të vetëdijshëm se të rinjtë tanë do t’i lënë jetët e tyre nëse ka konflikt. NATO nuk do t’i luftojë betejat tona, as nuk kanë mandat për ta bërë këtë”, ka shkruar ajo.