Rusia duhet të mposhtet në Ukrainë ose konflikti në atë vend do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, tha sot Mikhail Podolyak, negociatori ukrainas dhe këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një bisedë me televizionin ukrainas, Podolyak paralajmëroi se “hakmarrja dhe shovinizmi rus do të fryhen vetëm” nëse Rusia nuk e humbë luftën në Ukrainë.
“Kjo do të çojë në Luftën e Tretë Botërore, dhe vendet perëndimore janë të vetëdijshme për këtë, dhe kjo është arsyeja pse ata do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë,” tha Podolyak.


