Ihor Zhovkva, Këshilltari i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina mund ta mposht ofensivën e ripërtërirë ruse në lindje me armatimin e duhur.
Ai tha se Rusia filloi dje bombardimet e rënda me artileri, pasi forcat e saj filluan “ofensivën e përqendruar” në lindje, ashtu siç kishin planifikuar.
“Është shumë e rëndësishme që forcat ukrainase të kenë armatim të rëndë, duke përfshirë sisteme artilerie, tanke dhe automjete të blinduara”, u shpreh ai.
Nëse i ka këto armë, ai thotë se Ukraina do të jetë në gjendje t’i rezistojë ofensivës ruse dhe të ketë fitore në rajonin lindor.
Tutje, Zhovkva u shpreh se dërgesat e armëve nga Perëndimi “po përmirësohen” dhe grupi i fundit i ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh përfshinte artikujt shumë të nevojshme.


