Reagime të shumta politike po vazhdojnë të bëhen pas raportimeve për tenderet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë.
Rasti i fundit ku ministri i bujqësisë, Faton Peci i’u kundërpërgjigj Behxhet Pacollit duke e quajtur edhe trim “alturist”, solli reagimin e këshilltarit të këtij të fundit.
Jetlir Zybaj përmes një shkrimi në Facebook, tha se po abuzohet me gratë e Krushës, duke u vjedhur miliona tendera një burimor.
“Ministri Peci vetëm një gjë duhet të tregojë: si po vjedh qeveria e “shpresës”, kaq. Nuk mund të ikësh nga dhënia e 200 mijë eurove për miq, shok e këshilltar, ndërsa për gratë e Krushës jo. Me nënat e Krushës abuzoni e i kqtrajtoni”, ka shkruar Zybaj mes tjerash.
“Folna për temën e hajnise me tendera nje burimore, mbi 200 milion euro të popullit të shkretë. Buka e motmotit thatë që u siguru, por hajnia me grurë e zejtin nuk ndaloi hiq.Pacolli ka shpenzuar miliona për Kosovën, ndërsa ju po vidhni miliona me tenderë një-burimorë nga Kosova.Sa i përket kësaj dosjeje, publikoje menjëherë, sepse jeni mësuar të mblidhni vota me propagandë dhe shpifje, ju “Guksot”, ka përfunduar ai.