Lajme

Këshilltari i Kurtit: Zajednica nuk kalon, kundërshtimi i saj nga kryeministri është vullneti i popullit

01/30/2023 18:32
nga:G B

Erzen Vraniqi, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka thënë se VV dhe Kurti janë votuar nga populli për vlerat dhe parimet politike, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se populli është kundër Zajednicës dhe ajo nuk kalon.

Ai ka shtuar se insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës!

Postimi i tij i plotë:

Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës!

Populli është kundër Zajednicës!

Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës!

Zajednica nuk kalon!