Lajme

Këshilltari i Kurtit: Serbia ka ndaluar qindra kosovarë, mesin e tyre edhe zv/drejtorin e Policisë së Kosovës

04/17/2024 13:30
nga:Sh R

Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.

Zulfaj tha se në mesin e të bllokuarve janë dhjetëra fëmijë të cilët po mbahen peng, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim” – ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.