Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut, i cili tha se Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.
Ulaj, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri në mënyrë që qytetarët normal të kenë siguri dhe shpresë së këtu mund të jetohet”.
Ulaj thotë se vetëdijësimi qytetar është i domosdoshëm për shtet funksional e demokratik.



