Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se qeveria gjermane e mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.
E lidhur me këtë, kryeministrit shqiptar i ka reagua Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti.
Zulfaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.
“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj.
?? nuk mbështet "Minishengenin" tash të ndryshuar në "Open Balkan". Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. "Minishengen" (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm.
Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit @ediramaal ☺️ https://t.co/EGJhVsILJ5— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) August 11, 2021