Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet thotë se jemi në moment kritik dhe sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë urgjente në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Jemi tejet mirënjohës për bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-në dhe të tjerët, për mbështetjen e saj për Ukrainën, përkrahjen për ata që u larguan nga Afganistani, dhe jemi tejet mirënjohës për këtë. Por ne besojmë se tani jemi në një moment tejet kritik, ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë urgjente në dialogun e ndërjetësuar nga BE-ja, për të punuar drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, tha Chollet.
Chollet tha se arsyeja kryesore që ndodhi kjo vizitë sot, është të tregohet mbështetja e madhe që ka SHBA-ja ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Chollet, ky dialog është mënyra më e mirë që Kosova të siguroi të ardhmën e saj evropiane dhe euroatlantike.
“Në këtë dialog e shohim, e të cilin SHBA-ja e mbështet plotësisht, dhe arsyeja se pse erdhëm ne sot këtu, është që të tregojmë këtë mbështetje, e gjithashtu kemi qenë në kontakt të gushtë edhe me kolegët tonë evropianë dhe do të jem në Beograd nesër dhe ne besojmë se ky dialog është mënyra më e mirë që Kosova të siguroi të ardhmën e saj evropiane dhe euroatlantike”, tha Chollet.
Chollet këto deklarata i bëri në takim me gazetarët nga Kosova, pjesë e të cilit ishte edhe përfaqësuesi i GazetaBlic.
Chollet kërkon urgjentisht krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe
Dialogu Kosovë-Serbi, Chollet: Nuk ka parakushte për takimin Kurti-Vuçiq


