Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se me shkarkimin e ekipit menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen.
Sipas Kadiut, vendimi i qeverisë për shkarkimin e ekipit menaxhues nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dhe se sipas tij, Stano e ka minimumin e njohurisë për zhvillimet në dialog.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës” shkruan Kadiu raporton Gazeta Blic.
Kadiu tutje thotë se Stano, duhet të katë gadishmërinë e njëjtë për të reaguar edhe kur shkelje të marrëveshjes, si përshembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës.
Reagimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.
Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.
Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.
Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik.
Reagon Brukseli Zyrtar: Roli i Ekipit Menaxhues përfundon vetëm kur miratohet statuti


