Klisman Kadiu, këshilltarë i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi e ka demantuar deputetin e LDK-së Avdullah Hotin, i cili tha se Bislimi në Bruksel është takuar me Petkoviçin.
Kadiu ka shkruar se kjo deklaratë e Hotiti është e pavërtetë dhe se asnjë përfaqësues I qeverisë nuk është takuar me Petkoviçin.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, u diskutua mbi rrugën përpara në procesin e dialogut.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren.


