Lajme

Këshilli i Shtetit të Zvicrës merr vendim, kaq franga do të marrin familjet e viktimave që vdiqën në Crans Montana

01/14/2026 14:48
nga:Y I

Të paktën 40 persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë një festimi të Vitit të Ri në Crans-Montana VS natën e 1 janarit 2026.

Pas zjarrit në Crans-Montana, Këshilli i Shtetit ka vendosur për disa masa. Ka vendosur t’u ofrojë ndihmë të menjëhershme viktimave të zjarrit në Crans-Montana.

Një shumë e përgjithshme prej 10,000 frangash zvicerane do të vihet në dispozicion për çdo viktimë që është shtruar në spital ose ka vdekur.

Të drejtë për ndihmë kanë familjet e të gjithë 40 individëve të vdekur dhe 116 personave të shtruar në spital. Kantoni i Valais do të kontaktojë të prekurit.